E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheiku Messi cmend Arabine

Lionel Messi zbarkoi në Arabinë Saudite për një miqësore të Argjentinës dhe sapo shkeli në aeroportin “Mbreti Fahd” në Ryad, është përballur me një turme të madhe njerëzish që e prisnin.

Për yllin e Barcelonës, që është mes 22 lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e së mërkurës nga “albicelestët” ishin marrë masa speciale sigurie, për ta shoqëruar mes turmës me gazetarë, kameramanë, fotografë dhe tifozë.

Madje, njerëzit e sigurisë që kishin detyrën të ruanin Messin ishin të armatosur rëndë. Prej kaosit të krijuar nga të pranishmit në aeroport, sapo kanë parë tre herë fituesin e “Topit të Artë”, për disa momente njëri prej policëve arabë, i ka drejtuar pa dashje armën futbollistit në fytyrë.

Fotografitë e marra në aeroport konfirmuan tmerrin e lojtarit më të mirë në botë në ato momente, por për fat të mirë gjithçka shkoi pa probleme dhe më pas Messi u shoqërua për në hotelin ku është akomoduar përfaqësuesja argjentinase e futbollit.

Në miqësoren me Arabisë Saudite, Lionel Messi ka shansin që të rrisë edhe më shumë statistikat e tij të frikshme. Në fakt, gjatë fundjavës, me dy golat e shënuar ndaj Mallorcas, ai u ngjit në kuotën e 76 rrjetave të realizuara në një vit kalendarik, duke lënë pas legjendën braziliane, Pele në kuotën 75.

Tashmë sulmuesi i Barçës synon rekordin e vendosur nga bomberi i famshëm gjerman, Gerd Mueller në vitin 1972, me 85 gola të shënuar. Një objektiv mëse i arritshëm, duke pasur parasysh faktin që Messi ka edhe thuajse nëj muaj e gjysmë kohë në dispozicion.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›