Berisha testohet në Celtic

“Do të jetë mjaft zbavitëse që ta provoj veten në Skoci tek Celticu. Do të qëndroj tek skuadra e të rinjve. Kampionati skocez është superior, prandaj do ta jap më të mirën nga vetja. Jam përmirësuar dhe kam zhvilluar lojë të mirë ndaj Barcelonës”, deklaroi 16 vjeçari për mediat suedeze.
Aktualisht, Berisha është pjesë e Halmstads BK, ndërsa më parë ishte testuar edhe te ekipi spanjoll Espanyol. Në të kaluarën, interesim për talentin kosovar kishin shfaqur edhe Hamburgu në Gjermani dhe Stoke City në Angli.
Në rast se nuk e kalon testin, Halmstadi e ka gati kontratën e re për Berishën për të luajtur në ekipin U-19. “Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë të gjeneratës 1996 sot. Një lojtar i cili e ka treguar veten te Halmstadi, për këtë nuk ka diskutim”, ka thënë menaxheri i tij, Anders Karlsson.