E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, i çmendur pas Behramit

Valon Behrami është bërë i dashur te tifozeria e Napolit. Mesfushori kosovar me cilësinë dhe shpirtin luftarak ia rrëmbeu zemrën popullit napolitan, i cili fillimisht ishte skeptik për 27 vjeçarin. Së fundmi ai e ka bërë një tatuazh në krahun e djathtë, duke e vizatuar një zog të kaltër. Për numrin e madh të tatuazheve në trupin e tij, përfaqësuesi zviceran në Napoli po quhet ‘Mister Tatoo’.

Valon Behrami e ka rrëmbyer zemrën e tifozerisë azzurre. I gjatë 1, 84 centimetra, me peshën 71 kilogramë, do t’i mbushë 28 vjet më 19 prill të vitit tjetër, futbollisti kosovar me paraqitjet e tij po bind dita-ditës. Me një stil të veçantë të flokëve, 27 vjeçari është mbushur me tatuazhe në trupin e tij, ndërsa në Napoli kanë filluar ta quajnë ‘Mister Tatoo’.

Përfaqësuesi zviceran është bërë lideri i mesfushës napolitane, pasi u thirr ta zëvendësonte Walter Garganon e larguar. Valoni pëlqehet për forcën e tij dhe vendosmërinë që ka në fushë, duke u treguar si një armaturë dhe një luftëtar i vërtetë në çdo ndeshje.

Pasi e la Fiorentinën, ai konsideroi se Napoli është vendi i duhur për t’u zhvilluar si person dhe si futbollist. Pas golit të shënuar në Turqi në barazhin vendimtar për Botërorin 2006, Valoni është bërë hero edhe në Zvicër. Po ashtu, ai është edhe një person ideal për t’i qëndruar afër.

Behrami është ambientuar menjëherë në San Paolo, ndërsa së fundmi e ka vendosur një zog të kaltër në krahun e majtë, duke ia bashkuar koleksionit të tatuazheve që ka në trup, njëjtë siç kanë edhe Marek Hamsik e Paolo Cannavaro.

Gjithashtu, Valoni është edhe një bashkëshort dhe baba i mirë. Ai është i martuar me Elena Bonzannin, ndërsa e ka një vajzë, e cila quhet Sofia. Në fillim ekzistonte pesimizmi nga ana e tifozëve, por Valoni ua ndryshoi mendjen brenda pak muajsh me cilësinë dhe shpirtin luftarak të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›