Holande: Ja programi njëvjeçar

Fransua Holande
Rivali i presidentit Sarkozi për zgjedhjet e 6 majit, socialisti Fransua Holande, paraqiti dje programin e tij për vitin e parë në pushtet, në rast se fiton zgjedhjet presidenciale. Programi i tij përfshin një ngrirje tremujore të çmimeve të karburanteve, 25 për qind rritje të ndihmës financiare për prindërit që kanë fëmijë në shkollë, si disa nga mënyrat për të rritur fuqinë blerëse të konsumatorit. Holande tha se do të ulë pagat për Presidentin dhe kabinetin e ministrave me 30 për qind dhe do të vendosë limite të reja mbi numrin e stafit të ministrive. Masa të reja përfshinë punësimin dhe menaxhimin e financave publike. Ai tha gjithashtu se nuk do të martohet edhe po të fitojë zgjedhjet presidenciale, duke mbështetur idenë e qëndrimit të një çifti të pamartuar në Elize. Ndërsa Presidenti Nikolas Sarkozi pritet ta paraqesë gjatë kësaj jave programin e tij. Dje, ai urdhëroi bastisjen në disa shtëpi ku jetonin të dyshuar si militantë ekstremistë, duke arrestuar dhe brenda pak orësh përzënë nga Franca 16 prej tyre. Deri tani, sondazhet kanë nxjerrë si të preferuar Fransua Holande.