E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtinë, Dick Marty thirret të dëshmojë në rastin Medicus

Gjyqtarët në procesin gjyqësor Medicus në Prishtinë do të ftojnë raportuesin e Këshillit të Europës, Dick Marty, si dëshmitar. Sipas agjencisë së lajmeve, AFP, një panel i dominuar nga gjyqtarët e Bashkimit Europian në këtë proces, tha se do të lejojë deklaratën e Dick Marty-t, raportues i Këshillit të Europës për dyshime për trafikim të organeve, gjatë luftës në vitet 98-99 në Kosovë. Rasti Medicus ka të bëjë me akuza të ngritura për shtatë persona, nën dyshimet për trafikim organesh dhe transplantim të paligjshëm. Marty ka thënë se disponon prova e dëshmi për trafikimin e organeve në Kosovë, por nuk ka publikuar kurrë asnjë prej tyre, duke ngritur dyshime të forta mbi vërtetësinë e raportit dhe deklaratave të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›