Vetëvritet pensionisti grek: Nuk dua të lë borxhe për fëmijët
Një pensionist i mbetur pa para në Greqi ka vrarë dje veten para Parlamentit, pasi tha se refuzonte të jetonte duke mbledhur ushqim në plehra. 77-vjeçari ish-farmacist ka marrë vëmendjen e të gjithë publikut në Athinë e më gjerë, ku qindra njerëz kanë vendosur mbishkrime dhe lule në pemën para Parlamentit grek, ku ai i dha fund jetës me një plumb. Një në pesë njerëz është i papunë në Greqi dhe ulja e pagave dhe pensioneve është konsideruar si fyerje për shumë prej tyre. Kështu nuk do tu lë borxhe fëmijëve të mi, tha pensionisti grek përpara se të shkrepte pistoletën. Pak orë pas ngjarjes, vendi ishte mbushur me qirinj, lule e mbishkrime. Mes tyre kishte edhe shkrime, si Cila do të jetë viktima e radhës ose U mbush kupa. Pasditen e së mërkurës, Të indinjuarit e Greqisë marshuan në Athinë. Kjo është një tragjedi njerëzore, tha zëdhënësi i qeverisë, Pantelis Kapsis, ndërsa ligjvënësit në Parlament shprehën keqardhjen për vdekjen e 77-vjeçarit.