E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandezi Kajt vulos tre golat, Liverpuli mposht Mançesterin

SHKRUAN: Jeton Selimi 07-03-2011 11:43

Ka qenë një paraqitje e shkëlqyer ajo e uruguajanit Suarez, autor i dy aksioneve vendimtare që sollën golin e parë dhe të tretë. Dalglish arrin të mposhtë armikun e përbetuar

Liverpuli shfaqi paraqitje epike në superderbin e kësaj fundjave në Premier League, pasi mposhti me rezultat të pastër 3-1 rivalin e përbetuar historik dhe liderin Mançester Junajtid. Liverpuli nisi takimin me formacion relativisht ofensiv. Xherrard luajti nga fillimi i takimit, ndërsa Ferguson zgjodhi një ekip me tipare defensive, për shkak të mungesave në mbrojtje, për të cilën gjë pagoi çmim të lartë. “The Reds” filluan më mirë takimin. Suarez gjendet mirë në zonë, por nuk ia doli të befasonte. Në vazhdim skuadrat bien në gjumë, derisa Berbatov e goditi shtyllën pingule në minutën e 15-të. Por ishte Luiz Suarez frymëzuesi i skuadrës së Dalglish dje. Uruguajani bëri një kalim spektakolar në zonën e Mançester Junajtid dhe rezultati ishte fantastik. Kaloi katër-pesë lojtarë të mbrojtjes së Junajtid dhe i kaloi topin mes këmbëve Van der Sar, duke e drejtuar drejt rrjetës, por aty ndërhyn Kajt që shënon golin e parë për të kuqtë. Të zotët e shtëpisë nuk ndalen dhe ndezin më tej takimin. “Djajtë e Kuq” e humbasin toruan. Mungesa e Ferdinand dhe e Vidiç vërehet më mirë në minutën e 40-të, kur Nani me kokë kthen gabim një top për Van der Sar, duke i dhënë një asist perfekt Kajtit, që shënon me kokë golin e dytë për Liverpulin dhe të dytin personal. Me këtë rezultat shkojnë në dhomat e zhveshjes. Në 45 minutat e dyta pritej reagimi i Mançesterit, por është sërish Liverpuli zot në “Anfield Road”. Meireles gjuan rrezikshëm, por Van der Sar reagon saktë, duke shmangur golin. Por Dirk Kajt e ka ndarë mendjen ta vendosë emrin në histori. Një goditje dënimi e ekzekutuar fuqishëm nga Luis Suarez nuk ndalet nga Van der Sar. Topi përfundon pa zot dhe aty Dirk Kajt arrin të shënojë golin e tretë, duke blinduar rezultatin 3-0. Deri në fund të takimit nuk ndodhi asgjë me rëndësi, Junajtid nuk kishte fuqi për t’u rikthyer në lojë dhe e gjen golin e nderit in-extremis me anë të Hernandez, por atëherë ishte shumë vonë për të reaguar. Me këtë fitore Liverpuli ngjitet në kuotën e 42 pikëve, ndërsa mbetet në vendin e gjashtë. Mançester Junajtid tani ka një sfidë tejet të vështirë përpara. “Djajtë e Kuq” kanë 60 pikë, tri më shumë se Arsenali i vendit të dytë, por “topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, plus derbin direkt ndaj Junajtidit në ‘Emirates’ në fund të muajit. Lufta për titull mbetet e hapur.

Premier League – Java e 29-të

Rezultatet

Birmingem – Uest Bromuiç 1-3

Arsenal – Sandërlend 0-0

Bolton – Aston Vila 3-2

Fulhem – Blekbërn 3-2

Njukastëll – Everton 1-2

Uest Hem – Stoke Siti 3-0

Man Siti – Uigan 1-0

Liverpul – Man Junajtid 3-1

Ulvërhempton – Totenhem 2-2

Sot

Blekpul – Çelsi 21:00

Skuadra N F B H Gol P

1) Man Junajtid 29 17 9 3 63-30 60

2) Arsenal 28 17 6 5 57-27 57

3) Man Siti 29 15 8 6 45-25 53

4) Çelsi 27 14 6 7 48-23 48

5) Totenhem 27 13 8 6 38-31 47

6) Liverpul 29 12 6 11 39-36 42

7) Bolton 29 10 10 9 42-40 40

8) Sandërlend 29 9 11 9 33-35 38

9) Njukastëll 29 9 9 11 44-41 36

10) Everton 28 8 12 8 37-37 36

11) Fulhem 29 7 14 8 32-31 35

12) Stoke 29 10 4 15 32-38 34

13) Aston Vila 29 8 9 12 37-50 33

14) Blekbën 29 9 5 15 37-49 32

15) Blekpul 28 9 5 14 42-55 32

16) Uest Bromuiç 29 8 8 13 39-54 32

17) Uest Hem 29 7 10 12 36-49 31

18) Birmingem 27 6 12 9 26-38 30

19) Ulvërhempton 28 8 4 16 31-46 28

20) Uigan 29 5 12 12 27-50 27

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›