Ligji për infermierët, Skënderi: Shmang abuzimet

Jo vetëm infermierët por edhe laborantet, imazheristët, fiziotereapistët duhet të kenë në xhep kartën e Urdhrit të Infermierëve. Ligji i ri, i cili gjeti miratimin në seancën e fundit paralamentare detyron këto kategori për t`u pajisur me licensë për të kryer një detyre ligjore, në të kundër gjobë ose largim nga puna. Sabri Skënderi, presidenti i “Urdhrit të Infermierit”, thotë se ky ligj shmang abuzimet që mund të bëjnë bluzat e bardha, në spitalet publike apo private.
Gjithashtu, ligji në vetvete kërkon përshpjetimin e pajisjes me licensë. Ky dokument themeltar për mjekësinë, vazhdon të shpërfillet. Sipas statistikave të dhëna nga Skënderi, 8 % e infermierëve nga 13.000 që ushtrojnë detyrën si të tillë, punojnë pa licensë. Ai nënvizon se vetëm në Shkodër ka 100 infermerë të palicensuar.
Ligji detyron gjithashtu edhe krijimin e Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Infermierit me përfshirjen edhe të 2 anëtarëve nga shoqatat e Pacientëve, duke dhënë mundësinë të njihen konkretisht me shqetësimet e pacientëve.