Ripërtërihet Ibrahim Rugova

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 17:49
Kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova është bërë nënë për herë të dytë.
Kllokoqi-Rugova, e cila është e martuar me djalin e madh të ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Mendim Rugova, ka lindur një vogëlush të hënën, më 12 shtator.
Sipas burimeve të Telegrafit djali i Mendimit dhe Blerinës do të pagëzohet me emrin e gjyshit të tij, ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim.
Blerina së bashku me bashkëshortin e saj kanë edhe një vajzë, Evën. (Telegrafi)