Pritet dënimi në procesin e Chodorkowskit- Asnjë shanc për shpallje të lirë

Qe prej vitit 2003, kritiku u Kremlinit Michail Chodorkowski ndodhet pas hekurave i denuar per evazion fiskal. Pas procesit te pare kunder ish manjatit te naftes, koncerni i tij disa miliardash u shperbe. Njerit prej ish-njerezve me te pasur te Rusise, i behet tani procesi i dyte. Prokuroria e Moskes kerkon per pervetesimin e gjoja 218 milioneve tone nafte gjashte vjet burgim. Keshtu, oligarku Chodorkowski qe ka rene ne mungese te meshires do te bente 14 vjet burg. Dhenia e denimit pritet diten e marte (15.12.).
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Demostrate ne Moske ne perkrahje te Chodorkowski
Ai nuk pranon asnje nga akuzat dhe perserit pafajesine e tij. Aktiviste te te drejtave te njeriut e shohin arsyen e denimit te tij diku tjeter. Chodorkowski ka pas kritikuar ashper kursin politik te kryeministrit aktual Wladimir Putin dhe ka pas perkrahur opoziten. Nje proces per evazion fiskal dhe burgim ne Siberi ishin pasojat e angazhimit te tij politik. Shteti kerkon te perdore si shembull manjatin renegat te naftes, mendon avokati i Chodorkoeskit, Wadim Kljuwgant. Edhe procesi i dyte nuk eshte duke u zhvilluar me ndershmeri. "Gjithshka eshte e fallsifikuar, gjithshka. Nga fillimi ne fund. Nga fjala e pare deri tek e fundit. E thene me goje apo me shkrim. Gjithshka eshte fabrikuar me te njejtin synim: shpagim".
Edhe ne perendim procesi kunder Chodorkowski-t dhe parnterit te tij ne biznes Platon Lebedjew-it ndiqen me interes. Keshtu ministri i Jashtem gjerman Guido Westerwelle shprehu shqetesimin e tij ne viziten e fundit ne Moske me 1 nentor per rrethanat e zhvillimit te procesit. Ështe ne interes te Rusise qe ky shqetesim te merret seriozisht, i tha Westerwelle kolegut rus, Sergej Lawrow. Kurse ky perseriti, se drejtesia ruse eshte e pavarur.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Michail Chodorkowski dhe partneri i tij Platon Lebedjew
Vezhgues te procesit mendojne se qeveria ushtron presion mbi gjykaten. Gjykata ka mundesine te vendose e lire, por gjykata duhet ta shfrytezoje kete mundesi, mendon kryetari i Qendres per te drejtat e njeriut, Memorial, Oleg Orlow: "Gjykatesi Danilkin ndodhet ne nje situate te veshtire. Sepse une nuk mund ta imagjinoj se si nje jurit qe ka respekt per veten e vet, te gjykoje per fajesi ne kushte te tilla. Por ne Rusine e sotme eshte per fat te keq çdo gje e mundur."
Me 27 tetor, mbrojtja duhet te bente mbylljen. Chodorkowski mori fjalen i pari dhe foli tre ore me radhe. Ne fund ai nuk i kerkoi meshire gjykates, por i kerkoi qe te kene mendime te qarta kur te vendosin per gjykimin. Ai i kerkoi me ironi gjykatesqe te respektoje si duhet perpjekjet e dukshme te prokurorise per te fabrikuar kete rast.
Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Oleg Orlov, kryetari i Qendres per te drejtat e njeriut, Memorial.
Shancet per mosdhenie denimi nuk jane te mira. Chodorkowski mund te denohet me gjashte vjet te tjera ne nje burg siberian. Ai do te lirohej keshtu ne vitin 2017.
Dhenia e denimit pritet diten e merkure. Michail Chodorkowski ka bere te ditur se do te ngreje akuze ne Gjykaten Evropiane ne Straßburg ne rastin e denimit.
Autor: Jegor Winogradow/ Aida Cama
Readktoi: Angelina Verbica