E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holbrooke misionar i shpreses per shqiptaret

/ /

NgaAGIM NEZA

Dje nderroi jete ne Washington diplomati amerikan dhe miku i shqiptareve Richard Holbrooke. Ai ishte nje personalitet i madh i diplomacise dhe politikes amerikane nje kontribuues i shquar ne sherbim te lirise dhe demokracise kudo ne bote. Diplomati Holbrooke ishte mesazhi i paqes dhe i bashkepunimit nderkombetar. Richard Holbrooke eshte nje shembull i vecante i administrates dhe diplomacise amerikane i vleresuar nga presidentet republikane e demokrate. Ai sherbeu ne gjashte administrata amerikane si nje emisar i paqes demokracise lirise dhe te drejtave te njeriut ne mbare boten.
Para dy ditesh gjate nje mbledhjeje pune me sekretarenamerikanete Shtetit znj. Hilari Klinton ne Departamentin e Shtetit ai pesoi nje carje te aortes se zemres dheu dergua me urgjence ne spitaline universitetit Xhorxh Uashington ku iu nenshtrua nje operacioni disa oresh. Gjendja e tij kritike shendetesore beri qe personaliteti i madh amerikan te shkeputej fizikisht nga familja koleget dhe admiruesit e diplomacise se tij.
Kjo nuk eshte nje humbje vetem per administraten dhe diplomacine amerikane por eshte nje humbje edhe per diplomacine boterore ne teresi dhe paqen ne bote.
Te gjithe ne do ta kujtojme diplomacine e tij vizionare ne sherbim te lirise dhe demokracise kudo ne bote dhe ne vecanti ne Kosove Bosnje Irak dhe se fundi ne Afganistan.
Mesazhet e tij dhe ish-Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Bill Klinton ne Kosove se Ne beme luften Ju shqiptare te Kosoves duhet te beni paqen sot eshte bere realitet nga klasa politike e Kosoves. Pra deshira dhe vizioni i diplomatit amerikan Holbrooke per stabilitet dhe paqe eshte bere realitet. Ne vecanti me zgjedhjet e fundit ne Kosove.
Ndarja nga jeta e diplomatit te shquar amerikan eshte nje humbje per popullin shqiptar. Richard Holbrooke ishte personaliteti i pare i administrates Klinton qe kontaktoi me luftetaret e Ushtrise lirimtare te Kosoves te cilet kontribuuan per lirine e Kosoves.
Kontributi i tij per lirine pavaresine dhe stabilitetin ne Kosove do te mbetet i pazevendesueshem ne kujtesen e shqiptareve.
Veprimtaria e Richard Holbrooke do te mbetet pjese e historise se shqiptareve krahas emrave te presidenteve te Shteteve te Bashkuara si Wilson Klinton Bush Obama dhe ish-sekretareve te Shtetit Madeleine Albright dhe Condeleezza Rice te cilet ne epoka te ndryshme te historise se popullit shqiptar ndikuan dhe kontribuuan ne ekzistencen e shtetit shqiptar ne pavaresine e Kosoves dhe se fundi ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Ne realitetin e sotem mbeshtetja qe kane dhene personalitetet e njohura te politikes amerikane diplomati Richard Holbrooke dhe aktualisht administrata e Presidentit Obama per shqiptaret kudo qe ata jetojne ne Shqiperi Kosove Maqedoni dhe ne Amerike eshte mesazhi me i mire per klasen politike ne Shqiperi Kosove dhe shqiptaret ne teresi se te gjithe duhet te kontribuojme per paqen lirine dhe zhvillimin e demokracise.
Nuk e di nese Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane dhe Shkelqesia e tij ambasadori Aleksander A. Arvizu do te hape dyert per te nderuar diplomatin e shquar paqeberesin e mrekullueshem amerikan Richard Holbrooke ceshtje e protokollit te Departamentit te Shtetit por une mendova qe nepermjet gazetes Panorama te percillja kete mesazh ne kujtim te mikut te shqiptareve. Nje mesazh qe do te deshironte ta linte cdo shqiptar per kontributin e madh diplomatik per ceshtjen e Kosoves dhe shqiptareve ne pergjithesi. Ai ishte nje diplomat i shquar atdhedashes dhe patriot amerikan por mbi te gjitha i sherbeu lirise dhe demokracise kudo ne bote dhe ne vecanti ne shqiptareve. Nje misionar i paqes dhe shpreses per shqiptaret.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›