Komisioni për Reformën Zgjedhore vendos sot për fatin e Kodit të ri Elektoral

Komisioni për Reformën Zgjedhore
Komisioni për reformën zgjedhore sot do të finalizojë punën për reformën elektorale.
Mbledhja e komisionit do të përcaktojë fatin e Kodit të ri Elektoral.
Partitë politike do të diskutojnë çështje “të nxehta”, siç është formatimi i KQZ-së, mënyra si do procedohet për ankimimet zgjedhore dhe veçanërisht përdorimi i teknologjisë në zgjedhje.
Ndërkohë të dyja palët ndahen në një pikë sa i përket kapitullit të KQZ-së.
PS-ja propozon që KQZ-ja e re të nisë punën menjëherë sapo të miratohet në Parlament.
Por, demokratët kujtojnë faktin se shtatë anëtarët aktualë të KQZ-së kanë mandat deri në dhjetor dhe nëse atyre u ndërpritet mandati më përpara, kjo është një shkelje e Kushtetutës.
Kështu të dyja palët, do të kenë vetëm 24 orë në dispozicion për të miratuar edhe ndryshimet e fundit në kod, përpara se drafti t`i kalojë Parlamentit.
Ndërkohë gjatë mbledhjes së djeshme, komisioni miratoi disa nga kapitujt që kanë të bëjnë me regjistrimin e subjekteve politike, me fushatën, medien dhe financimin e partive politike.