Hollandë: Arrestohet një shqiptar
Burime të policisë bëjnë të ditur se policia Hollandeze ka arrestuar shtetasin shqiptar Vladimir Ibaj 28 vjeç. Ibaj u arrestua në Roterdam pasi në ngarkim të tij policia italiane kishte ngritur një akuzë për vrasje.Ibaj akuzohet për vrasjen e ndodhur në Itali të Ervis Dacit në vitin 2007.