E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset me armë zjarri sa del nga argjendaria

 

Tiranë : Reth orës 17 e 15 tek "Ushtari i Panjohur" një person u plagos me armë zjarri. Personi i sulmuar bëjnë të ditur burimet policore quhet Vladimir Leka, i cili në momentin kur u sulmua po dilte nga një argjendari. Autorët adoleshentë që e sulmuan Lekën u largua menjëherë nga vëndi i ngjarjes. Policia beson se sulmi është bërë për motive grabitjeje pasi të dyshuarit kanë debatuar me Lekën dhe e kanë qëlluar atë me pistoletë. Leka është jashtë rrezikut për jetën. Policia është në kërkim të autorëve të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›