Plagosje me armë zjarri në aksin e vjetër rrugor Tepelenë- Vlorë
Sot reth orës 11 në afërsi të fshatit Sinanaj të rrethit të Tepelenës në aksin e vjetër rrugor që lidhte Tepelenën me Vlorën ndaj një furgoni me targa të Vlorës Vl 2118B i cili po udhëtonte në këtë aks rrugor me katër pasagjer, është ndaluar nga një person, i cili ka hapur zjarr pasi ka dalluar në furgon Taulant Liçajn 28 vjeç.Liçaj i plagosur në supin e djathtë është dërguar në spital dhe ëshhtë jashtë rrrezikut për jetën. Policia bën të ditur se kjo vepër penale ka ndodhur për shkak se i plagosuri Liçaj ka pasur një konflikt reth dy javë më parë me personin që ka hapur zjarr . Atentatori nuk ëshhtë kapur ende nga policia e cila nuk bën të njohur emrin e të kërkuarit.
Entela Bani