E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hollande i përgjigjet Gjermanisë

Francois Holland, kandidati socialist për president në Francë, ripërsëriti se kërkon një drejtim tjetër për Europën. Ai foli për edicionin kryesor të lajmeve të TF1, dy ditë pas rrethit të parë, që e nxori atë fitues ndaj presidentit Nicolas Sarkozy.

“Nëse do të zgjidhem President i Republikës do të ketë një ndryshim në drejtimin për ndërtimin europian. Nuk do të ketë më tregti të lirë dhe konkurrencë pa kufij”, tha Holland.

Holland tha se megjithëse kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka shprehur hapur mbështetjen për kundërshtarin e tij Sarkozy, ai udhëtimin e parë si president do ta bëjë në Gjermani .

“Buxhet serioz, po. Masa shpëtimi të përjetshme, jo. Kësisoj do të ri-negocioj traktatin. Zonja Merkel e di se nëse francezët më japin mua përgjegjësinë, udhëtimi im i parë do të jetë për t’i konfirmuar asaj votën e popullit francez për një Europë tjetër”, shtoi Holland.

Disa analiste paralajmërojnë humbjen e Sarkozysë më 6 maj, kur do te zhvillohet dhe rrethi i dyte i zgjedhjeve presidenciale, çka do të dobësonte bashkëpunimin e ngushtë të Francës dhe Gjermanisë, për t’i bërë ballë krizës së eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›