Manovrat e SHBA-së në Filipine hidhërojnë Kinën

Trupat nga Shtetet e Bashkuara dhe Filipinet e kanë filluar ushtrimin ushtarak afër ujërave të kontestuara në Detin Kinez Jugor.
Në këto ushtrime, në ujdhesën perëndimore Palavan, janë të përfshirë afro 7 mijë ushtarë. Ushtrimet do të zgjasin dy javë.
Javën e kaluar, ushtria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se ushtrimet e shtojnë rrezikun e konfrontimit ushtarak lidhur me ujërat e kontestuar.