E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panetta i tërheq vërejtjen Phenianit

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Panetta, i ka tërhequr vërejtjen Koresë së Veriut kundër asaj, që ai i ka cilësuar si “provokime të mëtejshme”.

Panetta theksoi se aksionet e tilla vetëm mund të “sjellin jo-stabilitet më të madh në pjesën e rrezikshme të botës”.

Komentet e Panettës, i cili aktualisht gjendet në Brazil, u bënë në periudhën e spekulimeve në rritje se Pheniani po përgatitet për testin e tretë të mundshëm bërthamor.

Ky veprim do të nxisë dënim të mëtejshëm ndërkombëtar, pas dështimit të lansimit të një rakete para disa ditësh.

Ky shtet i varfër dhe i izoluar i ka sakrifikuar gjasat për lidhje më të afërta me Shtetet e Bashkuara, kur me 13 prill e lansoi raketën me rreze të gjatë veprimi dhe ishte kritikuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Në këtë kritikë u përfshi edhe Kina, aleati i vetëm i Koresë Veriore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›