E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zvicra kufizon të drejtën e punës për disa vende të BE-së

Qeveria e Zvicrës ka bërë një ndryshim në detajet e rregullores për kufizimin e marrëveshjes me BE- për lëvizjen e lirë të personave, bazuar në klauzolën “Ventil”.

Sipas këtij ndryshimi, duke filluar nga 1 maji 2012 deri në prill 2013 numri i shtetasve të vendeve si Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe Hungaria që do tu lejohet leja e qëndrimit B nuk mundet të kalojë mbi 2180. Sa për krahasim, gjatë 12 muajve të kaluar 6568 persona nga vendet e përmendura kanë shfrytëzuar vizën B, raporton Albinfo.ch.

Deri në fund të prillit të vitit 2013 Qeveria Federale do të vendosë nëse këtë kontingjent do ta vazhdojë edh për një vit ose jo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›