Shengen perplas Parlamentin Europian me KiE

Parlamenti europian ka pezulluar bashkëpunimin me Këshillin e BE për pesë dosje të cështjeve të brendshme dhe drejtësisë derisa qeveritë të pranojnë parlamentin në vlerësimin e motiveve për qeverisjen Shengen.
Është ky vendimi i marrë nga presidenti i PE Martin Schulz pas konferencës së Presidentëve. Shkaku i këtij vendimi është marrëveshja që qeveritë e BE kanë marrë disa ditë më parë për të kthyer kontrollin e kufijëve në hapësirën Shengen në rrethana të jashtëzakonshme, duke përjashtuar vendimin e PE.
Konferenca e presidentëve ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me këshillin derisa nuk do të ketë një rezultat të kënaqshëm të arritur për Shengenin. U vendos edhe tërheqja nga rendi i ditës të sesionit parlamentar të korrikut e propozimit Carlo Coelho mbi vlerësimin dhe monitorimin e mekanizmit Shengen.
Ky i fundit është një vendim mbi të cilin shpërtheu edhe përplasja mes të dy institucioneve pasi Këshilli i ministrave të brendshëm një javë më parë mori vendimin të ndryshojnë bazën ligjore, duke përjashtuar PE nga sistemi legjislativ i vendimarrjeve të parashikuara nga traktati i Lisbonës.
Një hap ky që u mundëson qeverive Europiane të vendosin vet se cilat mund të jenë arsyet e jashtëzakonshme që do të mbyllin kufijtë për lëvizjen e qytetarëve në hapësirën Shengen. Kreu i PE ka specifikuar se vendimi është marrë nga të gjitha grupet me përjashtim të konservatorëve britanikë me një mazhorancë të paparë ndonjëherë në 18 vjet të jetës parlamentare që kanë vendosur për një reagim institucional për një akt të paprecendentë. Asnjë parlament në botë ka thënë Schulz nuk mund të lejojë të jetë i përjashtuar nga procesi legjislativ ndërkohë që ky proces është në vijim.
Pesë dosjet e bllokuara nga PE lidhen me ndryshimin e Kodit të Shengenit dhe Konventën e marrëveshjes së Shengenit, bashkëpunimi gjyqësor në cështjet penale që lidhen me luftën ndaj sistemeve të informacionit, hetimet mbi rendin europian dhe aspektet buxhetore që lidhen me sigurinë e brendshme për 2013-ës.
Europarlamentarët kërkojnë të mos ndryshohen rregullat nga qeveritë për hapësirën Shengen duke i lënë qytetarët europianë të qarkullojnë të lirë në këtë zonë.