Uithers: Te perfundoje infrastruktura zgjedhore, te kete me shume gra ne lista

Tiranë, 25 shkurt, 11:59, NOA – Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uithers ka hedhur mesazhe ndaj qeverisë shqiptare lidhur me procesin e ri zgjedhor.
Ai sipas tij duhet të jetë i rregullt dhe për këtë, duhet realizuar më së pari përfundimi i infrastrukturës zgjedhore për procesin e 28 qershorit.
Në një takim në kuadër të Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Uithers ka pohuar faktin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin ndërtimin e demokracisë në vendin tonë, por ato nuk mund të ndërhyjnë aty ku nuk ka vullnet politik mes palëve.
Sipas përfaqësuesit të shtetit amerikan në Tiranë, vota është kontributi më i madh i shqiptarëve për vendin e tyre dhe në këtë aspekt, u takon edhe të rinjve të shprehin vullnetin e tyre.
Në fund, ai nuk ka harruar as të përmendë faktin se femrat duhet të përfshihen në listat zgjedhore sipas klauzolës së parashikuar në Kodin zgjedhor, pra mbështeti pjesëmarrjen më të lartë të tyre në politikën vendase.
n.e/NOA