Hollandë,pulikohen provat e aksidentit

Komisioni që heton shkakun e aksidentit ajror qe avioni i Linjave Ajrore Turke pësoi në Holandë dje publikoi provat e para. Kryetari i Komisionit Pitër van Valenhoven tha se aksidenti ndodhi për shkak të prishjes së altimetrit, aparat që tregon lartësinë e aeroplanit. Valenhoven tha se gjatë uljes avioni drejtohej nga piloti automatik, defekti në treguesin e lartësisë bëri që avioni të humbasë shpejtësinë para rrëzimit. Dhe si rezultat i mjeshtërisë heroike të pilotëve turq në minutat e fundit avioni arriti të bëjë ulje të fortë në një arë. Komisioni paralajmëroi kompaninë Boeing për shkak se me të njëjtin problem është hasur edhe dy herë të tjera në të kaluarën.