Scheffer reagon ndaj spekulimeve për reduktimin e trupave të KFOR në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer ka reaguar në lidhje me spekulimet rreth zvogëlimit të mundshëm të trupave të KFOR-it në Kosovë. Dua të jem i qartë, ata që spekulojnë për reduktimet e mundshme të KFOR-it, përfshirë këtu edhe njerëzit në uniformë, nuk flasin në emër të NATO-s, është shprehur njeriu i parë i aleancës në komunikatë të posaçme për shtyp.
Reagimi i Jaap de Hoop Scheffer vjen si pasojë e deklaratave të shumta si në Bruksel ashtu edhe në Prishtinë se NATO-ja do nisë planifikimet për zvogëlimin e numrit të ushtarëve që veprojnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës veriatlantike konfirmon edhe një herë se për momentin nuk ka asnjë plan, aq më pak ndonjë vendim për reduktimin e KFOR-it.
Ndryshimet e mundshme në KFOR do bëhen vetëm ne bazë të vendimeve politike të aleatëve, ndërsa ky vendim mund të merret vetëm kur aleatët janë të sigurt se zvogëlimi i mundshëm i ushtarëve të KFOR-it nuk do rrezikojë sigurinë në Kosovë, ka thënë Scheffer duke konkluduar se ende nuk ka ardhur koha për këtë gjë.