E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vret prinderit taksisti

CIKAGO - Shume pak kohe pasi prinderit e tij jane qelluar per vdekje, nje 33-vjecar ka lajmeruar policet te henen heret ne mengjes, per te njoftuar rreth krimit. Por sipas burimeve policore, mesohet se Artur Shehu, i cili eshte si i dyshuar ne hetimin e ketij krimi, kishte ikur kur ata mberriten ne bllokun 0-99 e "West Ridge Road", shtepi ne te cilen ai jetonte se bashku me viktimat. Policia gjeti trupat e Syrja Shehut, 66 vjec, dhe gruas se tij, Safos, 67 vjece, rreth ores 15.30 dhe nisen menjehere kerkimet per djalin e tyre, Arturin. Automjeti me te cilin mendohet te jete larguar Shehu, mesohet te jete nje taksi e bardhe, me mbishkrimin "Shehu Cab", eshte gjetur prane nje liqeni ne Cikago pasditen e krimit, ne zonen e quajtur "North recreation drive".
Policia gjithashtu lokalizoi nje tjeter automjet te regjistruar ne emer te Artur Shehut, nje "Wolksvagen" te vitit 2001. Mbremjen e se henes vone, polica deklaroi se ai eshte shpallur ne kerkim dhe se mund te jete i armatosur dhe i rrezikshem. Miqte thane se familja Shehu ka emigruar nga Shqiperia drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth 10 vite me pare dhe kane jetuar ne anen veriore te Cikagos deri nje vit me pare. Familja ishte shume e njohur ne komunitetin lokal te shqiptareve qe jetojne ne Amerike. Gjithashtu, miqte pohuan se cifti i te moshuarve flisnin gjithmone me superlativa per djalin e tyre, i cili kishte nje biznes transporti taksish. "Ata flisnin gjithmone mire per te, dhe thoshin qe ai punonte shume", - shprehet Ida Sulo, 22 vjece, prinderit e se ciles njihnin mire qe ne Shqiperi familjen Shehu. Duke vazhduar, ajo tha se "prinderit e tij ndiheshin keq qe Arturi punonte shume ore ne dite". Per policine e Cikagos eshte ende e paqarte se sa femije te tjere ka familja dhe ku jetojne dhe me cfare merren ata. Babi i Ida Sulos, Luani, thote qe nuk e ka besuar lajmin ne fillim. "Mendova se eshte e pamundur. Kemi qene tek shtepia e tyre per afro dy ore mbreme", - tregon ai. Ai thote qe kohet e fundit Arturi kishte probleme depresioni per parate, por eshte nje djale i mire, shume i zgjuar dhe i sjellshem. Marre nga "Chicago Tribune"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›