E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne burg pa afat vellai i Dajtit

TIRANE - Nje mbremje nen shoqerine e alkoolit do t'i kushtoje qendrimin ne burg pa afat Sokol Dajtit, vellai i nje prej nente te super te kerkuarve nga Interpoli, Dritan Dajti. Diten e djeshme, Gjykata e Tiranes dha masen e sigurise "arrest me burg" per te arrestuarin e tri diteve me pare me akuzat e "mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake" dhe "prishjes se qetesise publike". Rreth ores 2.00 te mengjesit te se dieles, Sokol Dajti ne gjendje te dehur ka qelluar nje here ne ajer me pistoleten qe mbante pa leje. Gjithcka ndodhi ne nje lokal ne rrugen "Haxhi Hysen Dalliu" ne kryeqytet, kur Dajti nen shoqerine e dy miqve te tij ka nxjerre papritur pistoleten tip "TT". Fillimisht dy shoqeruesit kane kujtuar se ishte nje arme loder, por kur prej saj eshte shkrehur nje plumb, situata eshte bere serioze dhe njeri nga banoret e pallatit lajmeroi policine, e cila prangosi ne cast Sokol Dajtin, si dhe shoqeroi ne cilesine e deshmitareve dy miqte e tij. Ne deshmine e tyre te shoqeruarit pohuan se gjithcka ishte stimuluar nga gjendja e dehur ne te cilen ndodhej Sokol Dajti, i cili qelloi nje here ne ajer. Pas sqarimit te ngjarjes, dy deshmitaret u lane te lire, ndersa vellai i super te kerkuarit u dergua ne qeli per akuzat e ngritura nga prokuroria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›