E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset rende minatori i Bulqizes

BULQIZE - Edhe kete fillimvit, nje tjeter minator mbeti i plagosur ne gjendje te rende per jeten ne minieren e Bulqizes. Minatori 35-vjecar Mark Uka ishte duke punuar ne zonen e pare te minieres, ne 1100 metra thellesi, kur nje gur i shkeputur nga lartesia i ra atij mbi shtyllen kurrizore, duke e lene te demtuar ate rende per jeten. Minatori u transportua me urgjence drejt Spitalit Ushtarak te Tiranes, ku edhe po merr ndihmen e nevojshme. Mesojme se zona ku po punonte 35-vjecari Uka eshte e detyrueshme te jete nen masa te rrepta sigurie. Per shkak te kushteve te keqija, madje te renda te punes se tyre, brenda tre muajsh humben jeten 5 minatore: Avni Durici, Hysen Elezi, Zaim Hysa, Mehdi Jani dhe Sami Doga. Miniera administrohet aktualisht nga firma austriako-ruse, "Darfo".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›