Hollivudiani, darke ne shtepine e Hoxhes
Gjirokaster- Kembesoret e pakte levizin me kujdes mbi guret e lemuar te kalldremit. Megjithese fundjave, ne shtepine ku lindi ish-diktatori Enver Hoxha, aktualisht Muze Etnografik, ka levizje. Punonjeset mundohen te vendosin disi rregull ne dhomat brendshme te nderteses me rastin e 100 vjetorit te lindjes se ish-udheheqesit me jetegjate komunist ne vend.
VIP-at
"Mbremjen e djeshme ketu kane qene mysafire disa artiste nga Hollivudi, madje edhe nje aktor amerikan me emer, qe po xhiron se fundi nje film ne Gjirokaster, te cilet hengren edhe darken ketu", thote njera prej ciceroneve, nderkohe qe hesht disa sekonda me shpresen se emri i aktorit Hollivudian mjaft i ri ne moshe, do t'i vije ndermend. Behet fjale per Rupert Evert, i cili po xhiron skena per filmin e tij qe ka te beje me jeten e poetit dhe politikanit britanik, Lord Bajron. Punonjeset e muzeut levizin nxitimthi ne shkallet e nderteses tri katershe, duke sistemuar gjithcka ne menyre qe vizitoret e ndryshem qe mund te mberrijne nga casti ne cast ta gjejne gjithcka te sistemuar. "Gjate kesaj vere kemi pasur nje numer te larte vizitoresh ne ndertesen e Muzeut Etnografik", thote Deshira Tena, njera prej ciceroneve me te vjetra. "Turistet sidomos te huaj, jane te interesuar te vizitojne gjithcka ne mjediset e brendshme te shtepise", vijon ajo. Dhe natyrshem se bashku me vlerat etnografike te zones, kostumet popullore, punimet karakteristike ne dru, gur, hekur dekorativ etj., vizitoret e huaj i terheq kersheria per te pare nga afer shtepine e lindjes se ish-udheheqesit komunist. Megjithese tashme Muze Etnografik, serish nga pjesa me e madhe e dhomave te baneses nuk kane ndryshuar shume gjera prej kohes kur ai ka qene Muze i Luftes Antifashiste dhe lidhej natyrshem me emrin e ish-udheheqesit komunist. Dhoma karakteristike e baneses gjirokastrite eshte ajo e cila dikur nga historianet pershkruhej si dhoma e lindjes se Hoxhes, me 16 tetor 1908. Nga muri jane hequr vetem fotografite e dikurshme, nderkohe qe ka mbetur ne vend sahati qe i dhuroi gjimnazit "Asim Zeneli", nje llampe vajguri, madje po ashtu eshte mangalli i ngrohjes dhe sepeti i drunjte i veshjeve.
Ndarja
Nderkohe deget e dy formacioneve politike ne Gjirokaster, te cilat kane si baze te tyre kryesisht anetaresine komuniste, prej disa muajsh kane nisur pergatitjet per festimin e 100 vjetorit te lindjes se udheheqesit te tyre shpirteror. Por megjithate dega e Partise Komuniste ne Gjirokaster (PKSH) dhe ajo e Partise se Punes se Shqiperise e Riorganizuar (PPSH(r), duket se jane ne nje gare te pashpallur ne lidhje me realizimin e programit te ketyre aktiviteteve. "Ne, pohojne drejtuesit e deges se PPSH(r) ne Gjirokaster, jemi duke i dhene doren e fundit aktiviteteve, ndersa kane nisur shperndarjen e ftesave te para ne lidhje me programin e parashikuar. "Festimet tona do te zgjasin per tri dite me radhe", thote Laver Stroka, kryetari lokal i deges se kesaj force politike, ndersa lexon me kujdes programin e hartuar, fleta e pare e te cilit mban nje citat te Hoxhes. Nga skaji i tavolines ne te cilen jemi ulur per te pire kafe pergjate rreshtave te citatit dallohen qarte fjalet kapitalizem dhe imperializem. "Ne daten 13 tetor,vijon ai, ne kemi programuar takime ne shtepine lindjes se Enverit, celjen e nje fotoekspozite, etj. Nderkohe mes te tjerash kryetari Stroka thote se pjese e aktiviteteve te kesaj dite pritet te jene edhe familjare te afert te Enver Hoxhes. Megjithese gjate bashkebisedimit pranon se gjate organizime te realizuara vitet e kaluara ne pervjetorin e ndarjes nga jeta te Hoxhes, numri i te pranishmeve ka qene i pakte, serish Stroka shpreson se numri i tyre kesaj here do te jete i madh. "I kemi bere ftese edhe PKSH-se, por mesa duket ata kane programin e tyre", thote Stroka. Dhe me te vertet ne krahun tjeter dega e PKSH-se ne Gjirokaster ka pergatitur nje program te vecante aktivitetesh per 100 vjetorin e lindjes se Hoxhes. Ai do te realizohet nje dite me pare se programi i aktiviteteve te PPSH (r). "Ne, thone drejtuesit e deges lokale te PKSH ne Gjirokaster, aktivitetet tona i kemi programuar ne daten 12 tetor". Ato perfshijne vizita ne shtepine e lindjes se Hoxhes, celjen e nje fotoekspozite, madje edhe nje ecje ceremoniale pergjate rrugeve te kalldremta ne te cilat ka kaluar Hoxha gjate vizitave te tij ne Gjirokaster. "Megjithate familjaret e tij do te jene pjese e festimeve te PPSH(r)", thone drejtuesit e PKSH-se.
Zjarri qe shkrumboi shtepine
Shtepia, nje godine 3-kateshe, daton qe prej shekullit te XIX-te. E ndertuar gati nje shekull me pare, ne vitin 1913, kur Hoxha ishte 5 vjec, ajo u dogj nga nje zjarr aksidental. Gjate zbatimit te projektit per rindertimin e baneses ne vitin 1963, hartuesit e tij u perpoqen qe ne kete banese te tipizoheshin te gjitha karakteristikat me te arrira te nje banese tipike gjirokastrite, duke filluar qe nga tavanet, sergjenet, musandarate, papafingot etj. Pas rindertimit banesa u kthye ne Muzeun e Luftes Nacionalclirimtare per Gjirokastren. U rikonstruktua pas vitit 1997 dhe tashme pret vizitore te shumte.
Suveniret me imazhet e ish-udheheqesit komunist
Nderkohe ne vitrinat e dyqaneve te suvenireve ne Pazarin karakteristik vazhdon te ekspozohen suvenire te cilat jane te bazuar mbi imazhet e Hoxhes. Madje gjate ketij sezoni turistik ato kane pasur shitje te konsiderueshme shifra te cilat qendrojne te larta edhe ne keto dite te para te muajit tetor. Buste te tij ne miniature, filxhane caji, ku eshte stampuar fotografia e Hoxhes, etj., vazhdojne te jene te kerkuara ne tregun turistik. Ditet e fundit qarkullin edhe albumi fotografik i Hoxhes, i botuar ne vitin 1978.
"Si e derdha shtepine e Enverit ne torte cokollate"
Gjate ketyre diteve ne qytetin e gurte kane filluar te risillen ne memorie kujtimet e njerezve te ndryshem ne lidhje me kontaktet qe kane pasur me ish-udheheqesin komunist. Megjithese ne moshe te thyer disa prej tyre vazhdojne te kujtojne sesi e kane shoqeruar Enverin gjate vizitave ne Gjirokaster, kryesisht gjate vizites se fundit qe realizoi ne qytetin e lindjes ne vitin 1978. Njeri prej pasticiereve me emer ne Gjirokaster, Vaso Lici, vazhdon te kujtoje ende realizimin qe i ka bere ne torte dhe cokollate, shtepise se Enver Hoxhes, ne lagjen Palorto. "E kam kenaqesi pergatitjen e tortave dekorative, pasi krahas pervojes profesionale, ato duan edhe fantazi", thote pasticeri. Ndersa plot kenaqesi dhe emocion tregon disa prej fotografive te tortave qe ai ka pergatitur per ditelindje, dasma dhe gezime te tjera familjare. Me pergatitjen e ketyre lloj tortave ate e lidh edhe nje kujtim disi i vecante. Ne fillim te viteve 1970-te, njeri prej drejtuesve shteterore te asaj kohe ne Gjirokaster, i ben pasticierit Vaso nje kerkese te cuditshme, njekohesisht edhe origjinale. "Ai, thote Vasoja, donte te pergatiste nje torte me formen e shtepise se lindjes se Enver Hoxhes, te cilen e donte per nje feste familjare gjate te ciles edhe do ta konsumonin". Kerkesen e zyrtarit te larte ai e plotesoi, duke e pergatitur torten e vecante brenda nje dite, por nderkohe i vjen keq qe nuk ruajti dot nje fotografi.