Ranieri: Nuk largohem nga Juvja
Trajneri i Juves, Klaudio Ranieri ka insistuar se nuk i jane lekundur pozitat, edhe pse e kane kritikuar shume, gjate diteve te fundit. Madje eshte folur per Rafa Benitezin ne krye te Juves. Humbja e javes se kaluar me Palermon ne "Delle Alpi" eshte cilesuar si goditja finale e Ranierit, qe sipas medieve i ka tani ditet te numeruara ne krye te bardhezinjve. Drejtuesit e Juves i kane dhene mbeshtetje te plote trajnerit dhe lojtareve. Keta te fundit jane keshilluar qe te kene besim te Ranieri, gjate ndeshjeve te tjera. "Mund t'iu siguroj se kam 100 per qind mbeshtetje dhe askush nuk mund te me akuzoje mua pa te drejte. Kam eksperience te gjate dhe e vetmja gje qe me shqeteson per momentin eshte numri i larte i lojtareve te demtuar te Juventusi, si dhe largimet per shkak te ndeshjeve nderkombetare."