E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Holta Zaçaj në krye të “Kushtetueses”/ Yuri Kim: Vijojmë mbështetjen për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri

Me garancinë se SHBA do të vijojë të mbështesë “fort” zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur zgjedhjen e Holta Zaçaj në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Me një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se reforma në drejtësi po ecën përpara, edhe pse, sipas saj, nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur.

 “Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së re. Holta Zaçaj është kryetarja e parë e zgjedhur qëkur Gjykata arriti të ketë trupë të plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë teksa forcojnë integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Yuri Kim.

Holta Zaçajn u zgjedh më 20 shkurt në krye të Gjykatës Kushtetuese, duke zëvendësuar në këtë detyrë Vitore Tushën. Zaçaj arriti të siguronte 5 vota, duke u zgjedhur kështu kryetare e Kushtetuese për 3 vit. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›