Holtkemper: 21 janari të hetohet pa ndikime politike
TIRANË- Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carole Muler Holtkemper deklaron se mbështet rolin e Prokurorisë për një hetim të gjërë dhe të pandikuar politikisht për ngjarjet e 21 janarit.
Gjatë një interviste për seksionin shqip të radios Deutsche Welle, zonja Carole Muler Holtkemper thotë se: “Organi kompetent për hetimet është Prokuroria e Përgjithshme, dhe mbështetur në parimet e shtetit ligjor hetimi duhet të jetë i pandikuar politikisht”.
E pyetur se sa i rëndësishëm është në procesin e integrimit europian të vendit profesionalizmi dhe pavarësia e sistemit të drejtësisë ,zonja Holtkepmer vlerëson se: “Ndërtimi i shtetit ligjor është kriteri më i rëndësishëm në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Strategjia e integrimit për të gjitha shtetet kandidate për anëtarësim u përshtat në atë mënyrë, që puna të niste pikërisht me këta kapituj”.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)