E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holtkemper: Presidenti, vetem sipas Kushtetutes Intervistoi: Arben Muka

Procesi i zgjedhjes se presidentit te ri te Gjermanise po ecen ne nje rruge kompromisi. Perse ky hap, ne nje moment qe mazhoranca mund te perseriste te njejten procedure si ne rastin e ish-presidentit Wulf, duke perzgjedhur nje kandidature te sajen?

Pas doreheqjes se z. Wulff, te premten e shkuar, Kancelarja Federale ka deklaruar mbeshtetjen e saj te menjehershme per nje kandidat mbi partite. Kjo eshte ne perputhje me funksionin e Presidentit Federal ne Gjermani, i cili konsiderohet te qendroje mbi tre pushtetet (legjislativi, gjyqesori, ekzekutivi). Ndaj, gjate fundjaves, fraksionet qeveritare dhe pothuaj te gjitha partite opozitare te perfaqesuara ne Bundestag rane dakord per z. Joachim Gauck, si kandidat per postin e Presidentit Federal. Per informacion, Presidenti Federal ne Gjermani zgjidhet brenda 30-ditesh me votim te fshehte ne Asamblene Federale, e cila perbehet ne 1/2 e saj nga anetaret e Bundestagut, si dhe ne pjesen tjeter nga i njejti numer anetaresh te zgjedhur si perfaqesues te qeverisjes lokale te landeve federale. Keta te fundit nuk duhet domosdoshmerisht te jene pjese e parlamenteve te landeve, por krahas politikaneve prominente te landeve te vecanta ne radhet e tyre zgjidhen edhe ish-politikane, figura te shquara, sportiste dhe artiste.

Ne fakt ne "ethet" presidenciale eshte dhe Shqiperia, kur pas pak muajsh do te kemi zgjedhje per kreun e ri te shtetit. Sipas pikepamjes suaj, a mundet qe edhe ne Shqiperi te kete nje proces kompromisi kur te dyja krahet e politikes te arrijne tek nje emer per presidentin e ri te Republikes? E shikoni te mundur kete fakt, kur dhe nga komuniteti nderkombetar po terhiqet vemendja per nje gje te tille?

Per ne eshte e rendesishme qe Presidenti te zgjidhet ne perputhje me Kushtetuten e Shqiperise. Dhe Kushtetuta e Shqiperise tregon qarte preferencen e vet per nje kandidat mbipartiak si ne personin e Presidentit, ashtu edhe ne procedurat e zgjedhjes: Presidenti duhet te perfaqesoje unitetin e popullit, nuk duhet te ushtroje asnje funksion tjeter publik apo veprimtari private. Presidenti propozohet nga te pakten 20 deputete dhe zgjidhet me nje shumice prej 3/5; vetem ne nje faze te mevonshme mund te jete e mjaftueshme shumica e thjeshte, dhe perpos kesaj, ne te rregullohet edhe rasti i mbetjes vakant te postit. Ky kuader rregullator eshte pa dyshim i krahasueshem me ate ne Gjermani. Prej Presidentit te ardhshem presim te angazhohet ne detyren e tij si Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise per reformen e sistemit te drejtesise, me qellim ndertimin e shtetit ligjor.

Duke u nisur nga ajo qe ka ndodhur me rastin e fundit te ish-presidentit te Gjermanise, me angazhimin e organeve te drejtesise, rolin e medias, apo dhe me vete vullnetin e z. Wulf per t'u dorehequr, a e shikoni nje praktike te tille qe mund te funksionoje dhe ne realitetin shqiptar? E kam fjalen qofte per punen e organeve te drejtesise, qofte per barazine para ligjit per cilindo qytetar te ketij vendi, apo per rolin e medias ne luften kunder korrupsionit?

Pavaresisht pergjegjesise eventuale penale, e cila mund te percaktohet si e tille vetem nga nje gjykate perkatese, ne Gjermani toleranca e shoqerise kundrejt nje ceshtjeje korrupsioni apo edhe vetem ne dukje si te tille eshte shume e vogel. Nje rol te madh ne doreheqjen e z. Wulff kane luajtur nje rol te rendesishem nje shoqeri e forte civile, mediat dhe opinioni publik, por edhe sistemi i pavarur i drejtesise. Ligjet e shkruara jane njera ane. Por institucionet shteterore, edhe drejtesia, nuk punojne boshllek, ato ndervaren ngushte me faktin qe pjesa me e madhe e popullsise respekton rregullat dhe gjithashtu pretendon respektimin e tyre. Kjo e perforcon pavaresine e drejtesise ne kuptimin e ndarjes se pushteteve dhe i mundeson asaj te permbushe rolin e vet kushtetues. Kandidati mbipartiak per postin e Presidentit Federal, z. Joachim Gauck, shihet prej shume analisteve si nje instance morale, i pakorruptueshem, besnik ndaj parimeve dhe i pavarur. Emri i tij eshte i lidhur ngushte me angazhimin per liri dhe demokraci si aktivist i te drejtave te njeriut ne ish-DDR dhe si Drejtuesi i Pare Federal i ngarkuar me dosjet e Sherbimit te Sigurimit te Shtetit, i cili kishte te drejten te hulumtonte ne ato akte dhe t'u lejonte personave perkates aksesin ne ate dokumentacion.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›