E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB: 39 fëmijë pre e trafikimit seksual

Trafikohen fëmijët, foto arkivi

Një raport i OKB-së tregon se 39 fëmijë shqiptarë kanë rënë pre e trafikimit me qëllim shfrytëzimin seksual.

Sipas eksperti Dirk Rombouts, trafikimi i qenieve njerëzore është një çështje mjaft e prekshme dhe vitet e fundit ka pësuar rritje, sidomos në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit, trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e ndjeshme për të gjithë shoqërinë. Vitet e fundit kemi rritje të trafikimit dhe në Ballkanin Perëndimor, janë 2.45 milionë persona të trafikuar, ku përfshihen gra dhe fëmijë.

Ky fenomen është kombëtar dhe ndërkombëtar dhe siguron mjaft të ardhura. Në Shqipëri janë 39 fëmijë të trafikuar gjatë 2011-ës, ndërkohë që janë hapur 6 procese të ndjekjes penale, theksoi Rombouts.

Sipas këtij të fundit, grupet më të  rrezikuara mbeten fëmijët e rrugës dhe pikërisht për këtë duhet të ndërmerren masa për rikthimin e tyre në shkollë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›