Holtkemper: Presidenti duhet konsensual

Ambasadorja gjermane ne Tirane, Carola Muller Holtkemper
Carola Holtkemper, ambasadore e Gjermanisë në Tiranë, ka deklaruar se çështja e linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë nuk përbën arsye për konflikt mes qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare. Një deklaratë të tillë Holtkompen e ka bërë gjatë nëj vizite në qytetin e Gjirokastrës.
Nuk mund të flitet për konflikt me qeverinë shqiptare. Është e rëndësishme që procesi të jetë transparent, u shpreh ambasadorja.
Lidhur me sfidën e Shqipërisë drejtë marrjes së statusit kandidat, Holtkemper është shprehur se duhen përmbyllur reforma elektorale dhe ajo parlamentare si edhe duhet bërë më shumë për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Sa i takon zgjedhjes së presidentit të ri, ambasadorja është shprehur se presidenti duhet të jetë një figurë në përputhje me kushtetutën dhe konsensuale. /F.S/