Fyle Shqiperia mund te marre kete vit statusin kandidat

Komisioneri për zgjerimin Stefan Fyle tha se ka gjithnjë një shanc dhe topi është aktualisht në anën e Shqipërisë. Pas përpjekje shumë të mëdha që janë bërë vitin e kaluar për të krijuar një proçes gjithpërfshirës reformash, ka ardhur koha që të zbatohen 12 rekomandimet.
“Unë kam parë planin e aksionit për zbatimin e këtyre 12 prioriteteve dhe ai është inkurajues. Mund t’ju them, se është një plan shumë i mirë. Ne jemi të gatshëm që ta ndihmojmë Shqipërinë që të arrijë në pikën e duhur për ta nxitur Këshillin e ministrave që të vendosë për statusin e kandidatit të Shqipërisë sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam i gatshëm që të ndihmoj Shqipërinë për zbatimin e 12 rekomandimeve, pasi zbatimi i tyre do të thotë të ngjisësh një fazë tjetër: hapjen e negociatave të anëtarësimit”-deklaroi Fyle
Përsa i përket pesimizmit që mund të shkaktohet nëse merret një përgjigje e tretë negative për Shqipërinë Fyle u shpreh: “Nuk e di se ç’do të mund të thoshte kjo. Unë di, se si të evitohet ky pesimizëm eventual në vend për të cilin po flisni. Kjo bëhet përmes një pune të përditshme për zbatimin e 12 rekomandimeve. Keni vendosmërinë për ta bërë, keni një dialog që është vendosur midis qeverisë dhe opozitës, keni një plan shumë të mirë aksioni për këto 12 rekomandime. Pra, keni të gjitha elementet e nevojshme dhe për më tepër keni Komisionin Europian në anën tuaj për ti zbatuar këto 12 rekomandime. Ju keni çdo gjë për të evituar një situatë pesimizmi në Shqipëri”
Lidhur me rezultatet e fundit në rajon përsa i takon Malit të Zi dhe Serbisë, për Shqipërinë Fyle tha se: “Gjërat po ecin. Shpresoj që çdo vend në rajonin e Ballkanit do jetë pjesë e këtij proçesi dhe Shqipëria luan një rol vendimtar në këtë”