E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhe në ambasadën maqedonase për ndarjen nga jeta të Kiro Gligorov

06-01-2012 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit, vizitë homazh në Ambasadën maqedonase, në nderim të Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov. Kryetarja e Kuvendit ishte sot në Ambasadën maqedonase për të shprehur ngushëllimet në emër të saj dhe të Kuvendit të Shqipërisë për ndarjen nga jeta, të Presidentit të parë të Maqedonisë së pavarur, Kiro Gligorov. Kryetarja e Kuvendit me në nderim të figurës së ish presidentit Gligorov, la një shënim në librin e ngushëllimeve, të hapur me këtë rast nga ambasada e Maqedonisë. Më tej Kryetarja e Kuvendit u shpreh për mediat se “jam këtu në Ambasadën e Maqedonisë për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të presidentit Gligorov, i cili vitet 1974-1978 ka qenë në fakt kryetari Parlamentit të Jugosllavisë. Më pas, në një periudhë delikate dhe të vështirë për rajonin, gjatë periudhës 90-91, ai luajti një rol absolutisht historik, jo vetëm për vendin e tij, por edhe për rajonin. Ishte një atdhetar, ishte një lider që bëri të mundur që, vendi i tij të fitonte pavarësinë përmes rrugës paqësore. Sigurisht që do të mbetet në histori si Presidenti i parë i shtetit të pavarur të Maqedonisë. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta  Maqedonisë, Kuvendit të Maqedonisë, të gjithë autoriteteve, ambasadës për humbjen e një lideri të këtij vendi”, tha ajo.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›