E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë - s’realizohet kontributi financiar për qarkun

06-01-2012 / Gazeta 55

Bashkitë dhe komunat e qeverisura nga socialistët

Mosrealizimi i kontributit financiar vitin e kaluar nga bashkitë dhe komunat e qeverisura nga socialistët në qarkun e Korçës ka krijuar një deficit prej 27.4 milionë lekësh në kontributin që bashkitë dhe komunat duhet të derdhin në buxhetin e Këshillit të Qarkut.
Drejtoresha e Financës në Qarkun e Korçës, Liljana Pleqi, tha dje të ardhurat deri në pesëmbëdhjetë ditshin e dytë të dhjetorit u realizuan në masën rreth 77 për qind. Krijimi i këtij deficiti, sipas saj, ka bërë që kontributi nga bashkitë dhe komunat nga 37 milionë lekë të planifikuara, të bjerë në 29 milionë lekë, nga të cilat vetëm 10 milionë lekë janë derdhur deri në datën 13 dhjetor 2011. “Ky mosrealizim i të ardhurave nga ana e bashkive dhe komunave për vitin 2011 ka krijuar një deficit në kontributin për qarkun prej 27,4 milion lekë, krahasuar me planifikimin dhe rreth 19 milion lekë, krahasuar me realizimin faktik të të ardhurave. Gjithashtu në mosrealizimin e të ardhurave nga kontributi financiar ka ndikuar edhe moszbatimi i vendimit të Gjykatës për Bashkinë Pogradec, për kontributin e vitit 2010 me mbi 6 milion lekë”, tha Pleqi. Nga shifrat e bëra transparente nga drejtoresha e financave mësohet se mosrealizimi i kontributeve në masën 20 për qind të tyre, ka bërë që të mbetet zbuluar ¼ e buxhetit vjetor të Qarkut të Korçës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›