E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palombarët, ende në kërkim të trupit të 12-vjeçarit

Lezhë

Palombarët, ende në kërkim të trupit të 12-vjeçarit Z.M, të zhdukur në ujërat e lumit Drin. Operacionet e kërkimit kanë vazhduar pranë vendit ku mendohet se është mbytur i mituri, por pa sukses. Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Lezhës, kërkimet janë vështirësuar nga mbetjet e ngurta që derdhen në këtë pjesë të lumit. 12-vjeçari nga Lezha humbi në ujërat e lumit Drin, dy ditë më parë, teksa përpiqej të nxirrte nga lumi topin e futbollit, që u kishte rënë në lum gjatë lojës. Ndërsa i vëllai mundi të dilte nga uji së bashku me topin, 12-vjeçari nuk ka mundur të dalë në breg.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›