Homazhe për Ramiz Alinë, flasin Nano, Meta dhe Klosi
Homazhet për Ramiz Alinë kanë mbledhur politikanë e historianë të cilët janë treguar të kujdeshshëm në protetezitimin që i kanë bërë ish-presidentit të parë pluralist.
Ndërsa mungoi presidentit Topi i cili zhvillon një vizitë zyrare jashtë vendin e kryeministrit Berisha i cili ndodhet në Korçë, nga mazhoraca vlerësimin e tij e dha kreu i LSI-së Ilir Meta, i cili zhvilloi një ditë më parë edhe homazhe në familjen e të ndjerit. Meta tha se figurën e Alisë i takon ta vlerësojnë historianët e jo politikanët.
“Mendoj se nderimin më të mirë për çdo figurë politike e bën historia. Dua të vlerësoj figurën e zotit Alia si një figurë e shquar e luftës antifashiste, dhe për përpjekjet e tij për mirëkuptuar aq sa mundej pluralizmin politik. Në fund të fundit është presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, i pari personalitet politik që jep dorëheqjen pasi partia e tij humb zgjedhjet" ka theksuar Meta.
Por 100 metra larg Ilir Metës, për homazhe u pa të mbërrinte edhe ish- kryeministri Fatos Nano i çili vlerësoi lart kontributin e Alisë në historinë e vendit
“Besoj se është në respekt të një epoke historike, e cila ka pasur protagonistët e saj. Shpreh respektin për kontributin që ka dhënë në luftën antifashiste. Në rastin e homazheve duhet të shpreh vlerësimin tim për figurën e Alisë që ka dhënë në etapa të rëndësishme të historisë kombëtare, deri në institucionalizimin e pluralizmit politik.” theksoi Nano.
Në homazhe mungoi edhe kreu i PS-së Edi Rama, ndërsa përfaqësuesit socialist Gramoz Ruçi e Namik Dokle refuzuan të jepnin vlerësimin e tyre.
Për Alinë shprehën vlerësimin e tyre ish kryetari i kuvendit Servet Pëllumbi e studjuesi Ardian Klosi. Ish-udhëheqësi i fundit komunist, Ramiz Alia u shua në moshën 86-vjeçare, mëngjesin e 7 tetorit.