I jepet lamtumira e fundit Ramiz Alisë

Ramiz Alia, një figurë e dyzuar mes diktatorit e presidentit të parë pluralist është nderuar në homazhe nga miq, të afërm, politikanë e personalistete të njohura publike.
Për ish sekretarin e parë të komitetit qëndror të partisë së punës u zhvillua një ceremoni zyrtare në Shtëpinë Qëndore të Ushtrisë. Mbi arkivolin e tij të mbuluar me flamurin shqiptar nuk mungoi kurora e presidentit Bamit Topi, por as prania e ish-kryeminstrit Fatos Nano, si dhe ish kreut të parlamentit Servet Pëllumbi. Partia Socialiste u përfaqësua nga kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi e deputeti Namik Dokle.
Homazhet për Alinë ndanë mazhorancën, pasi i vetmi përfaqësues i saj ishte kreu i LSI-së Ilir Meta.
Trupi i Alisë, Iardhur nga morgu i spiatlit të QSUT-së ka qëndruar rreth 60 minuta për homazhe në sallën e shtëpisë së ushtrisë për tu dërguar më pas për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.
Dalja e trupit u shoqërua me duartrokitje. Në varrimin e ish presidentit veç miqve e familjarëve, ishte dhe zoti Ruçi, familjratë të ish diktatorit Hosha, historian e të tjerë.
Pëllumb Xhufi, i zgjedhur nga familjarët për të mbajtur fjalën e rastit e cilësoi zotin Alia si një njeri shumë tolerant.
Ndërsa i biri i Ramiz Alisë, Arbeni tha se ati i tij nuk i shihte gjërat bardhë e zi, gjë që as të tjerët nuk duhet ta bëjnë.
Në respekt të amanetit të tij Ramzi Alia do të prehet pranë bashkëshoretes Semiramisin.
Ai u nda nga jeta ditën premte pas një sëmundje në mushkëri në moshën 86 vjeçare.