E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, aksidenti i merr jetën një 40-vjeçari

Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se viktima quhet Ahmet Hyka, banues në rrethin e Malësisë e Madhe.

Nga sa bëhet e ditur, Hyka ka qenë duke udhëtuar si pasagjer në një automjet tip “Benz”, i cili ka dalë nga rruga duke u përmbysur poshtë saj.

Gjatë aksidentit mbetën të plagosur rëndë edhe dy persona të tjerë që udhëtonin me këtë automjet, I. Vajushi dhe L. Alija, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po u jepet ndihma e shpejtë.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-01-21 19:59
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›