E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhbllokohen pagat për mjekët dhe infermierët

 Kjo do të thotë se duke filluar nga dita e premte 20.01.2012 punonjësit e sistemi shëndetësor kanë marrë pagat e prapambetura. Mjekët dhe infermierët Pukë, Kavajë, Durrës, Korçë, Elbasan etj, por edhe 2685 punonjësit e QSUT në llogaritë e tyre bankare tashmë kanë të hedhura rrogën e muajit dhjetor.

Kjo procedurë e pagave, e cila është e përsëritur, ndodh për faktin se çdo fillim viti Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, Ministria e Financave dhe ajo e Shëndetësisë përcaktojnë numrin e nevojshëm të punonjësve për sistemin shëndetësor si dhe fondin e pagave që parashikohet për një periudhë 1 vjeçare e cila nis nga data 1 janar e përfundon në 31 dhjetor, pas çeljes së Thesarit të  Shtetit.

Aktualisht, ka përfunduar përpilimi i tabelave të 15 ditëshit të parë të janarit dhe paga e këtij muaji do të jetë aktive për të gjithë punonjësit në fillim të shkurtit, ashtu sikurse është edhe praktika e përmuajshme për pagesat e bluzave të bardha.

                                                                                             2012-01-22 09:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›