Homazhet, të hapura për të gjithë nga 11:30 deri në 13:00
TIRANE- Policia e Shtetit bën të ditur se homazhet për 4 efektivët e policisë, të vrarë sot gjatë operacionit për kapjen e të shumë kërkuarit Dritan Dajti do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga ora 11:30 deri në 13:00. Dita e nesërme është shpallur ditë zie kombëtare ndërsa do të ketë edhe një minutë heshtje në orën 12:00.
Homazhet për “Dëshmorët e Atdheut” Drejtues Fatos Haqir Xhani, kryeinspektorët Kastriot Çlirim Feskaj, Saimir Islam Duçkollari, e Altin Idriz Dizdari do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët.
(e.n/BalkanWeb)