Maturantët kopjojnë, ndëshkohen 30 inspektorë
Kopjet e Maturës shtetërore kanë ndëshkuar 30 inspektorë dhe drejtorë shkollash, të cilët do të ulen në detyrë. Vendimi është marrë nga MASH, e cila pas verifikimit të testeve të 2 provimeve, ka konstatuar përgjigje identike.
TIRANE- Nuk e kanë kryer si duhet detyrën që u është dhënë gjatë zhvillimit të procesit të Maturës Shtetërore dhe për këtë tashmë do të ndëshkohen, pasi i kanë lënë maturantët të kopjojnë.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës pranon se një nga defektet e Maturës Shtetërore është kopjimi, por ajo shprehet e vendosur që të ndëshkojë të gjithë ata mësues që e kanë lejuar një gjë të tillë.
“Nga verifikimet që u janë bërë 2 provimeve me detyrim na kanë rezultuar teste identike dhe nga verifikimet që ne kemi bërë ka dalë që ata kanë qënë të ulur në të njëjtën klasë, që do të thotë se ata kanë kopjuar. Ne kemi verifikuar edhe listën e administratorëve që kanë qënë përgjegjës për këto klasa dhe rreth 30 mësues dhe drejtorë shkollash kanë marrë vërejtje për ulje në detyrë dhe deri largim nga puna, pasi nuk kanë bërë si duhet punën e tyre.” kanë shpjeguar specialistët e MASH.
Ata shtojnë se ky proces në fakt nuk ka përfunduar këtu, pasi pritet edhe verifikimi i provimeve të testeve me zgjedhje.
“Rastet e kontestuara për matematikën dhe letërsinë janë nga Burreli dhe Përmeti. Ndërkohë që ne mendojmë se ky numër masash do të rritet edhe më, pasi ka nisur verifikimi i testeve të dyshuara të provimeve me zgjedhje” shtojnë specialistët e Ministrisë së Arsimit.
Për të ulur mundësinë e kopjimeve gjatë zhvillimit të provimeve të Maturës Shtetërore, MASH ka vendosur të rishpërndajë mësuesit nëpër rrethe të ndryshmë , që do të thotë se mësuesit e Tiranës mbikëqyrin nxënësit e Durrësit e kështu me radhë. Por me sa duket edhe kjo masë nuk ka dhënë rezultatet e duhura, pasi sërish maturantët kanë arritur të kopjojnë. (e.n/News24/BalkanWeb)