Berisha: 4 efektivët "Dëshmorë të Atdheut
Duke shprehur ngushëllim për familjarët e efektiveve të policisë, të rënë në detyrë gjatë operacionit për kapjen e Dritan Dajtit, kryeministri Berisha ka bërë të ditur se dita e nesërme do të shpallet ditë zie kombëtare.
HOMAZHET
TIRANE- Kryeministri Berisha ka reaguar disa orë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur rreth mesditës në Durrës, ku mbetën të vrarë 4 efektivë të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit për kapjen e të shumë kërkuarit Dritan Dajti. Duke shprehur ngushëllim për familjarët, miqtë e të afërmit e viktimave, kryeministri ka bërë të ditur se dita e nesërme do të shpallet ditë zie kombëtare, ndërsa efektivët e rënë në detyrë do të shpallen “Dëshmorë të Atdheut”.
“Kjo është një e premte e zezë. Sot familjët e Drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Fatos Xhani e Sajmir Duckollari, fëmijët e tyre të vegjël, miqtë e tyre janë në zi të thellë për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
Qeveria ka vendosur që drejtor 4 efektivët, në përputhje me procedurat ligjore të shpallen “Dëshmorë të atdheut” dhe dita e nesërme të shpallet dite zie kombëtare. Flamujt në të gjitha institucionet shtetërore do të ulen në gjysëm shtizë, në orën 12:00 në nderim të 4 dëshmorëve të atdheut, të mbahet një minutë heshtje. Homazhi zyrtar për të nderuar të rënët e Policisë së shtetit do të bëhet në Pallatin e Kongreseve ndërsa varrimi në varrezat e Dëshmorëve të Kombit” u shpreh kryeministri Berisha.
Ndërkohë kryeministri e cilësoi operacionin e sotëm të policisë , si operacion “për kapjen e kriminelit më të kërkuar e më të rrezikshëm të të gjitha kohërave në Shqipëri. Dritan Dajtin e bandën e tij”.
(e.n/Balkanweb)