Matura, 200 të rinj kopjuan gjatë testimit të njohurive
Madje nga verifikimet e bëra, specialistët e MASH-it shprehen se nuk bëhet fjalë për kopje tradicionale, me fleta poshtë bankës, por për një teknikë mjaft të sofistikuar
TIRANE-Specialistët e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës kanë futur në "listën e zezë" rreth 200 teste, për të cilat ata kanë dyshime të forta se maturantët kanë kopjuar. Madje nga verifikimet e bëra, specialistët e MASH-it shprehen se nuk bëhet fjalë për kopje tradicionale, me fleta poshtë bankës, por për një teknikë mjaft të sofistikuar. "Janë rreth 200 nxënës që dyshohen për thyerje të rregullores së Maturës shtetërore. Kështu janë evidentuar dy bar- kode me diferenca të mëdha, dyshuam se ishin në mjedise të ndryshme dhe me të vërtetë ishte ashtu. Një çift në Lushnje dhe një çift në Fier, në shkolla të ndryshme, pra kopja është bërë me mjete të sofistikuara, nuk është thjesht: na fletën, merr fletën", - shpjegon Fatmir Vejsiu, drejtor i Arsimit Parauniversitar në MASH, i cili shton se autoritetet e arsimit kanë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj këtyre administratorëve të provimeve të Maturës, si dhe nxënësve, ku këta të fundit kanë humbur edhe vitin akademik, pasi kanë rezultuar mbetës.
(d.b/BalkanWeb)