Plagoset në aksident fëmija 5-vjeç, ndalohet shoferi
Sipas policisë, "një fëmijë rreth 5 vjeç është aksidentuar në qytetin e Sarandes pas përplasjes nga një motoçikletë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit
SARANDE - Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është shënuar në aksin rrugor në afërsi të kishës "Shën Harallambi" të qytetit të Sarandës. Sipas policisë, "një fëmijë rreth 5 vjeç është aksidentuar në rrugën nr.1 të qytetit pas përplasjes nga një motoçikletë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital". Ndërkohë është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i mjetit. Mësohet se aksidenti ndodhi në orën 17:00 të ditës së enjte. Motori me targë greke OHT-432, në të cilin udhëtonin dy të rinj, nga shpejtësia e madhe ka përplasur mbi asfalt 5-vjeçarin në momentin që ai po ecte në anë të rrugës. Fëmija ka pësuar disa plagë në kokë e në trup, ndërkohë që pas aksidentit ka pasur një konflikt fizik mes dy të rinjve dhe prindërve të të aksidentuarit. 5-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin "Stefan Mekshi" të qytetit, ku vazhdon të jetë nën përkujdesjen e mjekëve. Policia ka nisur menjëherë hetimet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ka shoqëruar në ambientet e saj drejtuesin e motoçikletës si shkaktar të këtij aksidenti.
(d.b/BalkanWeb)