E Diel, 1 Nëntor 2026

Homologët europianë i shprehin Ministrit të Jashtëm, Ilir Metës, mbështetjen për liberalizimin e vizave

“Vendi juaj ka mbështjen e të gjithë qeverive tonë parë liberalizimin e vizave”, ky është premtimi që homologet e tij, i kanë dhënë ministrit të jashtëm, Ilir Metës, në një takim që ai ka zhvilluar sot me ta. 


 Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Ilir Meta, i cili ndodhet në Nju Jork, zhvilloi takime të veçanta me homologët e tij të Italisë, Holandës, Hungarisë, Australisë, Salvadorit, Ukrainës, Malit të Zi, Bahreinit, etj. Gjatë takimeve me ministrin italian Franko Fratini, atë hungarez Peter Balazh  dhe atë holandez Maxime Verhagen, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin evropinan të vendit, procesin e liberalizimit të vizave si dhe me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. 


Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe me vendet respektive dhe njëkohësisht u kërkoi kolegëve të tij europianë  mbështetjen e tyre për aplikimin e Shqipërisë për  statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit.


Nga ana e tyre, ministrat e Jashtëm i shprehën zotit Meta sigurimet e mbështetjes së vendeve të tyre për procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave, duke nënvizuar edhe nevojën e përmbushjes së kushteve teknike, në kuadrin e këtij procesi.   Ministri italian Fratini u shpreh optimist për marrjen brenda këtij viti, të vendimeve të rëndësishme e pozitive të BE-së, lidhur me Shqipërinë; ministri i Jashtëm hungarez Peter Balazh ofroi ndihmën e vendit të tij në arritjen e kritereve të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, duke ofruar asistencë në fushën e menaxhimit të kufirit, ku vendi i tij ka eksperiencë të pasur.


Në takimet me ministrat e Jashtëm të Bahreinit, Ukrainës e Salvadorit, biseda u përqendrua kryesisht mbi zhvillimet në Kosovë dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Zv.Kryeministri Meta e falenderoi ministrin e Bahreinit për njohjen nga vendi i tij të shtetit të Kosovës si dhe për depozitimin e qëndrimit të tyre në favor të pavarësisë, pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 



...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›