Rama këmbëngul për bojkotin - Nuk u jep dot përgjigje akuzave të Nanos se e ka kërcënuar me jetë
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot se "demokracia, shteti i së drejtës dhe ekonomia në Shqipëri janë në një krizë të rëndë”. Në një konferencë për shtyp, Kreu në detyrë i PS-së, Edi Rama, tha se "PS ka detyrim të vendosë përpra përgjegjësisë morale fajtorët për gjendjen e rëndë ekonomike ku ndodhen shqiptarët, që nuk mund të lëvizin lirshëm në Europë si fqinjët tanë, dhe që nuk përballojnë dot më rënien e përditshme të ekonomisë së tyre familjare”. Duke u ndalur te zgjedhjet e 28 qershorit, Rama kërkoi hapjen e kutive të votimit, duke shtuar se “PS është e hapur për të gjithë ata që duan ta ndryshojnë këtë gjendje të rëndë të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe e gatshme të bashkohet përtej të majtës dhe të djathtës me çdo forcë politike dhe me çdo qytetar e qytetare që njësoj si ne kërkon të mbrojë liritë dhe të drejtat e tyre”. Në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme ish-Kryetari i PS-së, Fatos Nano, akuzoi Ramën si fajtor kryesor për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit nga Partia Socialiste.
...