E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ekonomisë miratoi sot ndryshimet në ligjin për “Taksat Kombëtare”

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot ndryshimet në ligjin "Për taksat kombëtare". Në mbledhjen e sotme Komisioni ka miratuar ndryshime në llojet e taksave kombëtare për ushtrim veprimtarie në fushën e lojërave të fatit për baste sportive, baste për gara në pistë, për kazino, për kazino elektronike, për lotari kombëtare, për bingo tradicionale dhe për bingo televizive. Më konkretisht, niveli i taksave kombëtare ndryshohet: për ushtrim veprimtarie (për shoqërinë), për baste sportive 2 000 000 lekë/vit; për baste për garat në pistë 2 000 000 lekë/vit; për kazino elektronike 1 000 000 lekë/vit; për bingo tradicionale 2 000 000 lekë/vit; për bingo televizive 2 000 000 lekë/vit. Ndërsa për marrjen e licencës për lotari kombëtare 300 000 000 lekë; për kazino për Tiranën 1 000 000 000 lekë, ndërsa për kazino në zonat turistike 300 000 000 lekë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›