Honda nuk largohet nga CSKA Moska
_592117.jpg)
Trajneri i CSKA Moskës, Leonid Slutsky ka insistuar se mesfushori Keisuke Honda nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Reprezentuesi japonez së fundmi është shndërruar në objektiv të klubit të pasur francez Paris Saint-Germain që thuhej se dëshiron ta ketë në skuadër për pjesën e dytë të sezonit. Por, Slutsky ka insistuar se Honda do të qëndrojë në Moskë.
“Ai duhet të mendojë vetëm për rikuperimin nga lëndimi. Mund t’ju sigurojë se Honda do të mbetet me ne”, tha Slutsky për Sport Express.